LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta për “pazaret politike” (Video)

Reagime të shumta për “pazaret politike” (Video)

Mbrëmë, pak para mesnatës, është arritur një koalicion për shumëkënd i papritur e i befasishëm – ai mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Po gjatë ditës së sotme, pas arritjes së marrëveshjes LDK-AKR-Alternativa, ka pasur bisedime mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për mundësinë që të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore.


Të gjitha këto “pazare politike” kanë nxitur reagime të ndryshme të të gjitha komuniteteve në vend, përfshirë artistë, sportistë e njohës të çështjeve politike.

Reagimet e shumta mund t’i shihni në kronikën e mëposhtme të përgatitur nga Arjeta Dragaj për Klan Kosova.