LAJMI I FUNDIT:

Reagime nga deputetet e LVV-së, pas grafiteve te shtëpia e Adelina Graincës

Reagime nga deputetet e LVV-së, pas grafiteve te shtëpia e Adelina Graincës

Pas shfaqjes së grafiteve në murin e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca kanë reaguar disa deputete të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një shënimi në Facebook fajësinë për këto grafite e ka hedhur te PDK-ja.

Ajo madje këtë e ka quajtur vepër kriminale.

“Ajo çka ka bërë PDK apo kushdo në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. Atyre nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pas guximin që ata nuk e kanë.

Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytur në llum iu zihet fryma.

Le të mësohen me e pa votën e deputeteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm.

Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Reagim ka pasur edhe nga deputetja tjetër e LVV-së, Arjeta Fejza.

Fejza grafitet tek shtëpia e deputetes Adelina Grainca i ka quajtur të turpshme.

Sipas saj gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është akt kriminal.

“”Bijat i shesim”

Kjo është logjikë seksiste. Jo e re në skenën tonë politike e publike.

Kur flitet për gratë pothuajse përherë mohohet subjektiviteti. Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal.

Kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bejë me kritikë për qëndrim politik, ky është ofendim mbi bazën gjinore.

Kjo është denigruese për çdo vajzë\grua.

Grafitet tek shtëpija e deputetes Adelina Grainca janë të turpshme!”, ka shkruar Fejza.

Adelina Grainca në zgjedhje parlamentare ishte zgjedhur deputete në listën e PDK-së, por që më pas kishte kaluar në Grupin Parlamentar të LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori