Të gjithë ata që dyshojnë se kafshët, veçanërisht zogjtë, kanë ndjenja, duhet të shikojnë një nga videot më të fundit virale në TikTok, sepse papagalli i ëmbël Charlie Junior është prova më e mirë që ata janë më se të aftë për të ndier emocione.

Reagimi i tij i sinqertë ndaj një lodre të re ka fituar zemrat e përdoruesve në gjithë internetin, shkruan PetHelpful.


Videoja, e cila në një kohë shumë të shkurtër ka mbledhur mbi një milion shikime dhe më shumë se 118 mijë pëlqime, tregon një moment gëzimi të pastër dhe të papërzier.

Gjithçka fillon ndërsa Charlie ngjitet butësisht në këmbën e pronares së tij, e cila po e përgatit për një surprizë. "Eja ta shohësh lodrën që të ka blerë mami," i thotë ajo dhe shton: "A je gati?"

Rezultoi se Charlie nuk ishte aspak i përgatitur për kaq shumë lumturi. Lodrën, në fakt, kishte formën e një atleti – një dhuratë perfekte për një zog që adhuron të kafshojë këpucët e pronarëve të tij. Dhe për më tepër, lodra nxirrte edhe zhurmë. Kur pronarja ia demonstroi zhurmën, Charlie menjëherë u hodh për ta eksploruar më nga afër dhuratën e tij.

Shprehja në fytyrën e tij ishte e paçmueshme – me sytë dhe sqepin e hapur, dukej sikur nuk mund ta besonte se ishte kaq me fat. Ndërsa pronarja vazhdoi t’i tregonte si nxirrte zhurmë lodra, papagalli i lumtur lëshoi një britmë entuziaste prej gëzimi të pastër.

Pasi mori dhuratën, vendosi që për atë ditë kishte pasur mjaft emocione dhe shkoi të kalonte kohë me pronarin e tij. /Telegrafi/

@charliejuniorcockatoo

His little scream I can’t 🥹 #cockatoo #umbrellacockatoo #parrotsoftiktok #exoticbirds #fyp