LAJMI I FUNDIT:

RDM: Fabrika OHIS është bombë aktive ekologjike

RDM: Fabrika OHIS është bombë aktive ekologjike

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) jep alarmin për fabrikën OHIS, për të cilën thotë se është një bombë aktive që mund të eksplodojë dhe të shkaktojë katastrofë ekologjike, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në tërë luginën e Vardarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

RDM thotë se ky rrezik vjen nga deponimi, në oborin e fabrikës së vjetër, i tonelatave me kemikale të rrezikshme, të cilat janë mjaft helmuese, të djegshme dhe eksploduese.


Zëdhënësi i kësaj partie, Toni Ristov, kërkon që inspektoriati për mjedis jetësorë të bëjë kontrollë të situatës dhe t’i obligojë institucionet shtetërore që të ndërmarrin masa të duhura për uljen e rrezikut nga ndonjë avari. Gjithashtu, ai i bën thirrje Qeverisë që sa më shpejtë të ndajnë mjete buxhetore nga harxhime jofitimprurëse, për të zgjidhur këtë pikë mjaft të nxehtë ekologjike, përfshirë edhe problemet ekzistenicale të të punësuarve në OHIS./Telegrafi/