LAJMI I FUNDIT:

RDK: Shqiptarët nuk duhet të jenë në asnjë variant partner destabiliteti

RDK: Shqiptarët nuk duhet të jenë në asnjë variant partner destabiliteti

Një delegacion i lartë i ambasadës britanike në Shkup vizitoi selinë e RDK-së ku u pritën nga kryetari i RDK-së Vesel Memedi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni britanik përbëhej nga Ian Cramman sekretar politik në ambasadën britanike në Shkup dhe kolegu i sektorit politik pranë ambasadës Krenar Abazi.


Kryetari Memedi njoftoi delegacionin e ambasadës britanike se RDK në kuadër të koalicionit Aleanca për shqiptarët është duke luajtur rol konstruktiv në parlamentin e vendit dhe do të vazhdojnë edhe më tutje të jenë konstruktiv në këto momente mjaft delikate dhe senzitive për vendin dhe se partitë shqiptare nuk duhet në asnjë variant të jenë partner destabiliteti, diçka që me kohë kërkojnë forcat destruktive mbrenda partisë maqedonase në pushtet. Këta forca duhet izoluar urgjentisht me qëllim që mos krijojnë ndonjë destabilizim për t’u strehuar nga krimet e kryera gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se zbardhja sa më e shpejtë e së vërtetës rreth shumë fenomeneve që e kanë karakterizuar vendin gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit është mënyra e vetme e izolimit të këtij grupi destruktiv duke i demaskuar para protuesve dhe qytetarëve, me qëllim që asnjëri mos strehohet në kuadër të patriotizmit të rrejshëm.

Delegacioni i ambasadës britanike falënderuan kryetarin Memedi për mikëpritjen dhe theksuan se ambasada britanike ka ndihmuar dhe do të vazhdojë edhe më tutje të ndihmojë Maqedoninë për dalje nga kriza, me qëllim që vendi të krijojë hapsirë më relaksuese për zhvillimin e saj në të gjitha drejtimet me qëllim që të jetë e gatshme të sfidoj arritjet e vendeve më të zhvilluara perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori