LAJMI I FUNDIT:

RDK: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

RDK: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga RDK thonë se “raporti i sotshëm ku kërkohet hapja e negociatave dhe marrja e datës është dëshmi e mirë e punës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dhe shumicë kuvendare për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së”.

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi i pakushtëzuar dhe i pastër, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës së deritanishme të kësaj qeverie dhe shumice kuvendare, nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut, hap dyert e BE për caktimin e datës për bashkëngjitjen e Maqedonisë së Veriut në këtë familje të madhe, dhe në këtë mënyrë do të mund të realizohet qëllimi më sublim që mban kohezionin e brendshëm të vendit.


Sipas RDK-së, nuk ka dyshim se duhet punë, por vlerëson se ky hap do të jetë një shtytje e madhe jo vetëm për reformat, por edhe për mishërim të plotë me ndryshimet dhe kërkesat që sjellin këto reforma, që kanë qenë si parakushte për rrumbullakësimin e kësaj rruge të gjatë shumë vjeçare të pritjes para dyerve të BE.

“Ngelim me shpresë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të na bashkëngjiten në rrugën drejt BE-së, me qëllim që ky gadishull të shndërrohet në një vend stabil dhe paqësor”, thuhet në fund të kumtesës së RDK-së./Telegrafi/