LAJMI I FUNDIT:

RDK-ja dhe Nevzat Bejta konsiderojnë se Taravari keqmenaxhon me Gostivarin

RDK-ja dhe Nevzat Bejta konsiderojnë se Taravari keqmenaxhon me Gostivarin

Ish-kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ka dalë në konferencë shtypi me rastin e 100 ditëshit të qeverisjes së re lokale në Komunën e Gostivarit.

Ai shprehu indinjatë ndaj akuzave të bëra nga kryetari i tanishëm, Arben Taravari, duke konsideruar se përpos të pavërtetave, siç thotë ai, Taravari e ka rënduar, nënçmuar, ofenduar, jo vetëm atë, por edhe aktivistët e tjerë të BDI-së.


Bejta hodhi akuza ndaj Taravarit për paaftësi në menaxhimin me komunën në fjalë dhe për revanshizëm, duke larguar njerëz nga puna, e në vend të tyre të punësojë persona partiak.

Ish-kryetari Bejta kërkoi nga Taravari që të drejtohet në Gjykatë, nëse Bejta ka bërë shkelje, vjedhje dhe keqpërdorime në komunën e Gostivarit.

Për 100 ditëshin e qeverisjes, akuza ndaj Taravarit kanë drejtuar edhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).

Sipas RDK-së, Komuna e Gostivarit edhe më tutje vazhdon të jetë në pengmarrje. Dega e kësaj partie konsideron se Gostivari vazhdon të ngel në vend-numëro, përshkak të dy koncepteve të ndërtuara në baza personale, që kanë për qëllim kamuflimin e së vërtetës, duke tentuar të prezentohen disa “të vërteta” për këtë subjekt politik ose atë koncept, e gjitha në dëm të së “vërtetës për Gostivarin.”

Dega e RDK-së në Gostivar vlerëson se Gostivari do të vazhdoj të ngel në pengmarrje, deri në momentin kur do të thuhet “e vërteta për Gostivarin,” dhe jo vetëm njëra anë e së vërtetës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori