LAJMI I FUNDIT:

RDK: Duhet të mbështesim PSP-në

RDK: Duhet të mbështesim PSP-në

Rilindja Demokratike Kombëtare e udhëhequr nga Vesel Memedi ka dërguar një komunikatë deri tek Telegrafi Maqedoni në lidhje me përkrahjen e PSP-së.

Nga RDK thonë ”Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se institucioni i prokurorisë speciale do të kryej misionin e saj në tërrësi dhe për këtë kërkohet përkrahja e çdo partie politike në vend, pa përjashtim, dhe komunitetit ndërkombëtarë në përgjithësi. Kjo përkrahje bëhet edhe më e nevojshme kur shohim kompleksitetin e rastit Fortesa, ku degjenerimi i shkatrimit të institucioneve të vendit dhe shtetit në përgjithësi arrin përmasa shqetësuese.” thonë nga Shërbimi për Informim në RDK.


Për RDK-në rasti ”Fortesa” është çmontim i nyjes që ka dëmtuar institucionet e shtetit për një periudhë të gjatë kohore./Telegrafi/