LAJMI I FUNDIT:

Rasti ‘Veteranët’, Sami Lushtaku pranon se i kërkoi Nuredin Lushtakut ta zëvendësonte atë në Komisionin verifikues

Rasti ‘Veteranët’, Sami Lushtaku pranon se i kërkoi Nuredin Lushtakut ta zëvendësonte atë në Komisionin verifikues

Agim Çeku dhe 11 të tjerët të akuzuar në rastin e njohur si ‘Veteranët’ u ulën sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat për keqpërdorim.

Në seancën e sotme në cilësinë e dëshmitarit u dëgjuan nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Bujar Shala ndërsa nuk prezantuan Hysni Gucati dhe Spiro Butka.

Për Hyni Gucatin gjykata tha se i njëjti mungesën e tij e kishte arsyetuar me kufizimet e caktuara nga Gjykata Speciale në Hagë me rastin e lirimit me kusht. Në këto rrethana gjykata mori vendim që deklaratat e tij të konsiderohen të lexuara.


Ndërkaq, për dëshmitarin Spiro Butka u vendos që të konsiderohen të lexuara deklaratat e tij të dhëna në gjykimin e mëhershëm.

Gjatë dëshmisë së Sami Lushtakut pyetje i parashtroi avokati Tahir Rrecaj i cili në këtë procedurë mbron të akuzuarin Nuredin Lushtaku.

Rrecaj e pyeti në nëse ishte e vërtetë se në mbledhjen e Komisionit të marsit të vitit 2016 Sami Lushtaku ishte zëvendësuar nga Nuredin Lushtaku (aktualisht kryetar i Skenderajt) përmes një marrëveshje gojore.

Dëshmitari Lushtaku e pohoi një gjë të tillë dhe shtoi se ai ka qenë në burg në atë kohë dhe “është dashur që të paraqitej dikush për zonën operative të Drenicës”.

“Nuk kam pasur mundësi të marr pjesë sepse kam qenë në burg, prandaj kam propozuar Nuredinin, por jo me shkrim, dhe marr përgjegjësi për gjithë zonën operative të Drenicës” …. “e vërteta është që marrëveshja ka qenë gojore sepse dikush është dashtë nga zone operative e Drenicës të marrë pjesë”, është shprehur dëshmitari.

Prokuror i rastit “Veteranët” është Milot Krasniqi, ndërsa kryetari i trupit gjykues Gazmend Bahtiri dhe anëtarë Kushtrim Shyti edhe Ngadhnjim Arrni.

Ndërkaq, i akuzuari Shukri Buja e ballafaqoi dëshmitarin me deklaratat e tij të mëhershme, pasi që sipas tij “ka mospërputhje të deklaratave”.

Kështu, Buja e ballafaqoi me deklaratat lidhur me pjesëtarët e UÇK-së të cilët kishin detyra të natyrës logjistik

Sipas Bujës, Lushtaku në Prokurori kishte deklaruar se zona operative e Drenicës nuk ka pasur ushtar të logjistikës kurse në gjykatë ka thënë të kundërtën.

Lushtaku tha se ka pasur sektor të logjistikës por ata nuk kanë qenë ushtarë.

“Ka mundësi me bo ndonjë gabim se njerëz jemi, ka pas sektor të logjistikës por ata nuk kanë qenë ushtarë por kanë qenë në shërbim të UÇK-së”, u shpreh Lushtaku.

Kujtojmë se sipas aktakuzës të akuzuarit në kundërshtim me ligjet relevante në fuqi u kanë njohur statusin e veteranëve edhe pjesëtarëve të UÇK – së të cilët kanë kryer detyra të tjera ku përfshihen çështjet logjistike.

Pyetje i parashtroi edhe kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, i cili e pyeti nëse në UÇK ka pasur edhe persona nën moshën 18-vjeçare.

Dëshmitari Lushtaku deklaroi se ka pasur dhe atë një numër të konsiderueshëm. Aktakuza thotë se aplikuesit të cilët në kohën e luftës ishin të mitur u takojnë kategorive të tjera të veteranëve.

Dëshmitari tjetër i cili u dëgjua ishte Bujar Shala, i cili kishte qenë pjesë e Sekretariatit të Komisionit si asistent administrativ.

Gjatë dëshmisë së tij u diskutua rreth rolit që ai kishte në mbledhjet e Komisionit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit Nuredin Lushtaku, dëshmitari miratoi se kishte qenë përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit  dhe se këto procesverbale i kishte aprovuar Agim Çeku.

Lidhur me këtë detyrë të dëshmitarit, i akuzuari Shkumbim Demaliaj e pyeti nëse kishte qenë i autorizuar që të bënte audio-incizime në këto takime të komisionit.

“Jo, ato i kam bërë që të i mbaj për veti që kur të del procesverbali të mos ketë gabime”, u përgjigj dëshmitari.

Sipas të akuzuarit Demaliaj pyetja rrjedh për faktin se Prokuroria thirret në këto audio-incizime si dëshmi.

Tutje, në këtë seancë çështje diskutimi ishte edhe propozimi për dëgjimin e mbi 2 mijë dëshmitarëve për të zbardhur çështjen.

Prokuroria në këtë rast, me qëllim të ekonomizimit të procedurës, propozoi që të përdoret metoda e mostrës duke u dëgjuar vetëm një numër prej 10 deri në 15 prej këtyre dëshmitarëve.

Ky propozim u miratua pjesërisht nga trupi gjykues edhe pse pjesa më e madhe e mbrojtjes ishin në favor të dëgjimit të tyre.

Trupi gjykues vendosi që të dëgjohen 28 dëshmitarë ndër ta edhe ish-deputeti Daut Haradinaj.

Seancat e radhës u caktuan të mbahen në 26, 27, 28, 29 shkurt me 1 mars 2024.

Prokuroria Speciale që nga viti 2018 po i akuzon 12 persona, me në krye Agim Çekun për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit – Veteranit.

Të akuzuar në këtë rast janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaljiaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Agim Çeku dhe të tjerët akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t`u sjellin përfitim pasuror.

Gjithnjë sipas aktakuzës, anëtarët e Komisionit duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e përcaktuara nga vetë komisioni ua kanë mundësuar dhe njohur personave të tjerë që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së.

Rasti kishte ngjallur shumë debate në publik pasi prokurori i cili e kishte hetuar dosjen e veteranëve ishte larguar nga Kosova.

Menjëherë pas lirimit të 12 të akuzuarve, ish-prokurori Elez Blakaj kishte reaguar duke e konsideruar si të qëllimshëm lirimin e tyre pasi sipas tij nuk ishin administruar as gjysma e provave.

“Ashtu siç pritej edhe ndodhi! Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe”, kishte shkruar Blakaj. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla nuk e konsideron të arratisur Enver Sekiraqën, i përgjigjet Faton Hajrizit

Xhelal Sveçla nuk e konsideron të arratisur Enver Sekiraqën, i përgjigjet Faton Hajrizit

Lajme
Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla - mesatarja katër anëtarë

Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla - mesatarja katër anëtarë

Lajme
Regjistrimi i popullsisë, në Prishtinë mbi 30 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara

Regjistrimi i popullsisë, në Prishtinë mbi 30 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara

Lajme
Pushime “të kripura” në jug të Shqipërisë, veriu ofron hartën me plazhet e lira

Pushime “të kripura” në jug të Shqipërisë, veriu ofron hartën me plazhet e lira

Lajme
Ish-kryetari i Apelit, Shala: Faton Hajrizi ka qenë i njohur për arratisje, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Ish-kryetari i Apelit, Shala: Faton Hajrizi ka qenë i njohur për arratisje, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Drejtësi
Vala e të nxehtit, në Kosovë kufizohet orari i punës për disa kategori

Vala e të nxehtit, në Kosovë kufizohet orari i punës për disa kategori

Lajme
Kalo në kategori