LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në Podujevë, e plagosur ka mbetur gruaja e viktimës

Rasti tragjik në Podujevë, e plagosur ka mbetur gruaja e viktimës

Një person ka mbetur i vrarë dhe një grua është plagosur, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në Podujevë.

Telegrafi mëson se i vrari është V.B i njohur me nofkën “Dhija”.


Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.

Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Për rastin ka folur edhe Arben Beqiri, shef i emergjencës në Podujevë.

Vritet një person dhe një tjetër plagoset nga të shtënat me armë në Podujevë
Lexo po ashtu Vritet një person dhe një tjetër plagoset nga të shtënat me armë në Podujevë

“Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot. Personi ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e armës së zjarrit. Ndërkaq e plagosura është dërguar për tretman në QKUK. E njëjta gjendjen e ka pasur stabile”, ka deklaruar Beqiri për Telegrafin.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Telegrafi/