LAJMI I FUNDIT:

Rasti i të miturës në Drenas, kërkohet komision i pavarur për super-ekspertizë

Rasti i të miturës në Drenas, kërkohet komision i pavarur për super-ekspertizë
Foto: Ilustrim

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ka reaguar lidhur me trajtimin jo-korrekt të rastit të së miturës nga komuna e Drenasit, duke kërkuar prej institucioneve relevante një kujdes të veçantë dhe punë profesionale me qëllim të zvogëlimit të dëmit të shkaktuar jo vetëm ndaj viktimës, por edhe personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

INJECT kërkon nga të gjithë mekanizmat mbikëqyrës të institucioneve që të mos lejohet manipulim, keqpërdorim apo fshehje/fshirje e gjurmëve lidhur me rastin e lartcekur.


“Jemi të alarmuar me informatat kontradiktore dhe paqartësitë në lidhje me rastin në fjalë, pasi që nga fillimi i plasimit të informatave për publikun ka qenë e qartë shkelja e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve, duke filluar prej prokurorisë, e cila e ka pushuar hetimin e rastit, përkundër faktit se viktima ka qenë e moshës së mitur dhe tërheqja e padisë në rast të abuzimit me të mitur nuk mund të merret si arsye për pushim të hetimeve”, thuhet në reagim.

INJECT konsideron se prokuroria sipas detyrës zyrtare nuk është dashur të ndalojë hetimin, pasi shkeljet e detyrës zyrtare të mësimdhënësit dhe policit kanë qenë të qarta nga fillimi.

Për këtë arsye, Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe personat që i përfaqësojnë ato që këtë rast ta hetojnë pa ndikime nga jashtë dhe të krijohet një komision i pavarur në të cilën do të angazhohet një super-ekspertizë.

“Propozojmë që menjëherë, pa vonesë, të konfiskohen të gjitha materialet e grumbulluara nga ky rast, të stopohen hetimet nga personat aktual dhe të merren përsipër nga një ekip tjetër profesional”, përfundon reagimi i INJEC-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori