LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Sebahate Morinës, “QIKA” me aksion para KPK-së kërkon shkarkimin e kryeprokurorit Munishi

Rasti i Sebahate Morinës, “QIKA” me aksion para KPK-së kërkon shkarkimin e kryeprokurorit Munishi

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka mbajtur një aksion protestues këtë të mërkurë para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me “neglizhimin e rastit të Sebahate Morinës”.

Kësaj të fundit Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelur të drejtën për jetë, e garantuar me Kushtetutë.


RrGK me aksion para institucioneve, kërkon drejtësi për Sebahate Morinën
Lexo po ashtu RrGK me aksion para institucioneve, kërkon drejtësi për Sebahate Morinën

Organizatoret e aksionit kërkuan dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Kujtim Munishi dhe vartësve të tij, për siç thanë, mostrajtimin e duhur të këtij rasti.

“Vendimi e thotë qartë se shteti ia mohoi Sebahates të drejtën për jetë. Ndërkohë, nuk ka asnjë dorëheqje e asnjë shkarkim të personave përgjegjës. Por, se s’do të lejojmë asnjëherë që ky vendim kaq i rëndësishëm për të drejtat e grave në Kosovë të kalojë në heshtje”.

“Sebahatja u vra sepse Policia e Kosovës në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dështuan përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e jetës së saj. Ne kërkojmë përgjegjësi”, tha Leonida Molliqaj.

Ndërsa, organizatorja tjetër e protestës tha se kërkojnë nga Kryeprokurori i Shtetit që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e Munishit.

“Kërkojmë edhe shkarkimin e prokurorit i cili është marrë specifikisht me këtë rast. Kërkojmë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës që të shkarkojë zyrtarët policorë të cilët nuk e trajtuan rastin e Sebahates”, u shpreh ajo.

Ndryshe, kjo organizatë gjatë së martës ka mbajtur aksion simbolik edhe para Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, lidhur me këtë çështje.

Më 14 mars 2021, Sebahate Morina ishte rrugës për në vendin e saj të punës, por pak metra pa mbërritur, u vra nga ish-bashkëshorti i cili, sipas raporteve zyrtare, e kishte rrahur e keqtrajtuar më parë.

Në vitin 2020 ai ishte dënuar për dhunë në familje nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Që nga dita e vrasjes së Sebahates, nuk u bë publike asnjëherë nisja e ndonjë hetimi ndaj zyrtarëve që dyshohet se e neglizhuan trajtimin e rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori