LAJMI I FUNDIT:

RrGK me aksion para institucioneve, kërkon drejtësi për Sebahate Morinën

RrGK me aksion para institucioneve, kërkon drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka zhvilluar një aksion para institucioneve të vendit këtë të martë përmes së cilit ka kërkuar drejtësi për Sebahate Morinën.

Kësaj të fundit Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se i është shkelur e drejta për jetën, e garantuar me Kushtetutë.


Rasti i Sebahate Morinës, Gjykata Kushtetuese konstaton se i është shkelur e drejta për jetë
Lexo po ashtu Rasti i Sebahate Morinës, Gjykata Kushtetuese konstaton se i është shkelur e drejta për jetë

“Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Me 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë”, thuhet në komunikatën për media.

RrGK-ja ka kërkuar dorëheqje apo shkarkim të personave përgjegjës.

“Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës. Nesër mblidhemi për aksion protestues para Këshillit Prokurorial të Kosovës (afër New Born) në orën 11:00. Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni!”, vijon njoftimi.

Më 14 mars 2021, Sebahate Morina ishte rrugës për në vendin e saj të punës, por pak metra pa mbërritur, u vra nga ish-bashkëshorti i cili, sipas raporteve zyrtare, e kishte rrahur e keqtrajtuar më parë.

Në vitin 2020 ai ishte dënuar për dhunë në familje nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Që nga dita e vrasjes së Sebahates, nuk u bë publike asnjëherë nisja e ndonjë hetimi ndaj zyrtarëve që dyshohet se e neglizhuan trajtimin e rastit. /Telegrafi/