LAJMI I FUNDIT:

Rasti Oliver Ivanoviq, avokati Damati: Duket se të gjithë dëshmitarët e mbrojtur nuk do të japin dëshminë

Rasti Oliver Ivanoviq, avokati Damati: Duket se të gjithë dëshmitarët e mbrojtur nuk do të japin dëshminë
Foto: Arkiv

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar gjykimi në procesin gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Dëshmitari i mbrojtur “B3”, i cili ishte i ftuar të dëgjohet në seancën e së martës, ka refuzuar të deklarohet, siç tha, për shkaqe sigurie.


Avokati i të akuzuarës Silvana Arsoviq, Musa Damati ka thënë për Telegrafin se ka qenë e planifikuar të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur.

Mirëpo, sipas avokatit Damati, sshtu si edhe dëshmitarët e tjerë, edhe ky dëshmitar ka refuzuar ta jap dëshminë e tij me arsyetimin se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik.

“Jemi në një standard ligjor ku si duket të gjithë dëshmitarët e mbrojtur kanë planifikuar që mos e japin dëshminë e tyre në këtë çështje me arsyetimin se jeta e tyre po kërcënohet dhe është në rrezik. Është mjaft delikate, sepse me të gjithë ato masa të fortifikuara që shteti i Kosovës i ka ofruar për dëshmitarë të mbrojtur në këtë çështje, ata po deklarohen se identiteti i tyre tashmë është zbuluar në public”, tha ai, për Telegrafin.

Sipas avokatit, “sistemi juridik i Kosovës është i ndërtuar në partneritet të ngushte më BE-në, andaj Gjykata ka vendosur që të aplikoj masa ligjore ende më të fortifikuara për sigurinë e tyre”.

Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për tu deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori