LAJMI I FUNDIT:

“Rasti i Kumanovës”, rast i montuar me shkelje flagrante në procedurë

“Rasti i Kumanovës”, rast i montuar me shkelje flagrante në procedurë

Procesi gjyqësorë për rastin e Kumanovës si dhe vetë vendimi përfundimtar për të njejtin sipas ekspertit juridik Osman Kadriu flasin se bëhet fjalë për një proces të montuar ku sipas tij pati shkleje flagrante në procedurë.

Sipas Kadriut gjykata që në fillim të procesit të gjykaimit nuk pranoi provat e propozuara nga mbrojtja të cilat do të ndihmonin të dëshmohet gjendja faktike e rastit dhe në këtë mënyrë të zbardhet e vërteta, duke përkrahur tezën e zbatimit të një politike shumë të rëndë nga aspekti i përgjegjësisë penalojuridike për të akuzuarit.


“Në bazë të gjithë procedurave që ka pasur për këtë rast dhe në bazë të vendimit që solli Gjykata penale 1 në Shkup rezulltati është i njohur se këtu përsëri kemi të bëjmë me një proces të montuar.Është i montuar nga shkaku se Gjyqësori me çdo kush ka insistuar që personat në fjalë të shpallen fajtore me dënime drakonike, është i montuar nga shkaku se edhe gjatë seancave që janë mbajtur, një numër i madh i provave që ka propozuar mbrojtja gjykata nuk i ka marrë parasysh”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.

Kadriu është i bindur së në bazë të rrethanave gjatë zbatimit të këtij procesi gjyqësor, ky aktgjykim assesi nuk do të ngelë në fuqi dhe i njejti do të anulohet, duke shtuar se nevojitet ekspertizë ndërkombëtare.

“Ka shkelje të rënda flagrante në procedurën penale dhe ky aktgjykim asesi nuk do të ngele në fuqi .Thellë jam i bindur se gjykata e Apelit nuk do të vërteton këtë vendim.Ky vendim do të anulohet dhe lënda do të kthehet sërisht në Gjykatën penale 1 . Në procedurën e radhës ajo që ka synim dhe tendencë edhe nga vet pushteti të propozohet edhe një ekspertizë e jashtme nga eskpertë të dallur që të zbulohet e vërteta”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu./Telegrafi/