LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Kumanovës, Qerimi: Ndrecaj dhe Rizaj u dorëzuan të gjallë (Video)

Rasti i Kumanovës, Qerimi: Ndrecaj dhe Rizaj u dorëzuan të gjallë (Video)

Në seancën e sotme për Rastin e Kumanovës kanë dëshmuar dy të akuzuar, Mirsad Qerimi dhe Valdet Zekaj, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ardhja ime në Kumanovë kishte për qëllim rregullimin dhe formatimin dhe rregullimin e një rrjeti të kompjuterëve me ftesë të Beg Rizaj”, kështu tha para trupit gjykues i akuzuari i grupit të Kumanovës Mirsad Qerimi. Qerimi kujton se më 8 maj e ka pyetur prapë Beg Rizajn se çfarë ndodhi me kompjuterët. Ai tha se nuk kam pasur armë dhe uniformë gjatë qëndrimit të tij në Lagjen e Trimave.


“Pasi u dorëzuan pjesa e parë e grupit, Begu tha se edhe ne se shpejti do të dorëzohemi dhe kështu ne tentuam të dorëzohemi. Mirëpo, papritmes filluan të shtënat e mëdha, prej ku u vranë dy pjesëtarë të grupit, emrat e të cilëve nuk i di. Pesë minuta pasi ndodhi kjo vrasje, të shtënat u ndalën dhe ne filluam të dorëzohemi një nga një. Fillimisht ka dalë Andi Krasniqi –Malisheva, pastaj i dyti Esat Kafegjolli, i treti Beg Bajraj , i katërti kam qenë unë dhe pas në rend për t’u dorëzuar ishin Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj”, tha Mirsad Qerimi.

Ai tha se nuk ndihet mirë me shëndet pas dorëzimit të tij me 9 maj të vitit 2015. Edhe Valdet Zeka, gjatë dëshmisë së tij nuk i pranoj akuzat e prokurorisë publike dhe se ardhja ime në Kumanovë, ishte mbrojtjen e shqiptarëve nga padrejtësitë që po bëheshin pas konfliktit të vitit 2001.

“Jam penduar shume për faktin qe jam dorëzuar atë dite, unë as atë dite nuk doja te dorëzohesha por u detyrova pasi nuk kisha rrugëdalje tjetër, por më mire për mua do te ishte sikur te vdisja ne atë përleshje se sa qe jam dorëzuar”, tha Valdet Zeka.

Edhe ai gjate deshmisë u ankua se nuk mundej që t’i shqiptonte fjalet pasi të gjitha dhëmbët ia kishin thyer. Snezhana Stefanovska, avokatja e Mirsad Qerimit, tha se klienti i tij ka treguar qartë motivin dhe arsyen e ardhjes.

“Të gjithë atë që e kishte për të thënë e tregoi, për fakte të cilat janë të rëndësishme për verifikimin e situatës faktike dhe për nivelin e akuzës për të cilën akuzohet. Mirsad Qerimi nuk kishte asnjë motiv për të ardhur në Maqedoni, ai tregoi si, pse dhe për çfarë erdhi këtu”, u shpreh Snezhana Stefanovska, avokate.

Deri tani kanë dëshmuar 18 veta nga grupi prej 37 të akuzuarve, ndërsa në seancën e ardhshme të caktuar për të premten do të dëshmojnë Bajram Elshani dhe Nexhabedin Lika, séance e rradhës është caktuar me 23 maj lidhur me 9 dhe 10 majin në Kumanovë, ku u vranë 8 policë dhe 10 pjesëtarë nga grupi i armatosur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori