LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Almiri”, mbrojtja kërkon që kallëzimi penal ndaj Boban Iliqit të përdoret si dëshmi

Rasti “Almiri”, mbrojtja kërkon që kallëzimi penal ndaj Boban Iliqit të përdoret si dëshmi

Mbrojtja e familjes Aliu nga Kumanova kërkon që Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq të përdoret si dëshmi për të vërtetuar vrasjen me paramendim të Almir Aliut në vitin 2016. Avokati Asmir Alispahiç thotë se Gjykata e Apelit tani e ka më të letë për të vërtetuar veprën e Iliq e cila u rikualifikua në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Kumanovës. Nga ankesa para Apelit, Alispahiç pret që lënda të kthehet në rigjykim.

“Kjo vetëm na jep të drejtën dhe na frymëzon që ta dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për veprën penale për të cilën Iliq është dënuar por bëhet fjalë për vrasje me paramendim. Shpresoj që Gjykata e Apelit do t’i ketë parasysh të gjitha ankesat tona në kualifikimin juridik dhe mungesën e licencave. Shpresojmë se do ta shfuqizoj vendimin dhe do ta kthej përsëri në rigjykim duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe rrethanat në të cilat humbi jetën Almiri i vogël”, u shpreh Asmir Alispahiç, Avokat i familjes Aliu.

Ditë më parë Alsat publikoi detaje nga Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq i cili duke u thirrur në vrasjen e Almirit 4 vjeçar demonstron forcë dhe vetëgjyqësi ndaj të tjerëve. Kallëzimi flet për një kërcënim që Iliq i ka bërë një qytetari nga Kumanova për një shumë parash, e që ky i fundit rastin e ka paraqitur në polici. Prokuroria Themelore e Kumanovës konfirmoi se ndaj Iliq është propozuar akuzë për veprën penale “vetëgjyqësi” e cila parashikon dënim nga 6 muaj deri në 3 vjet burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori