LAJMI I FUNDIT:

Rasti i 11 vjeçares në Prishtinë, avokati Berisha: Dyshohet se u trafikua më parë

Rasti i 11 vjeçares në Prishtinë, avokati Berisha: Dyshohet se u trafikua më parë

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, sipas të cilit dyshohet se viktima ishte trafikuar edhe më parë.


Ai thekson se strehimorja nuk është vendi i duhur ku duhet të qëndrojë e mitura 11 vjeçare, por strehimi i saj duhet te jete tek familja

“Strehimorja nuk është vendi i duhur ku duhet të qëndrojë e mitura 11 vjeçare, e cila dyshohet se u dhunua nga disa persona.

Strehimi i saj duhet te jete tek familja dhe aty duhet të asistojnë edhe profesionistet me këshilla e trajtime për raste të tilla.

Shkëputja nga familja në periudhën më të rëndë të saj mund të prodhoj efekt të kundërt nga ai që synohet.

Mbase duhet heshtur edhe më tutje në shenje solidarizimi dhe sensibilizimi, por mos të harrojmë se problemet me këtë fëmijë kanë qenë të njohura për institucionet e sigurisë edhe më parë. Do të provohet se trajtimi i rastit të saj ka qenë vërtet një skandal, pa çka se kishte informacione se ajo merrej me prostitucion..! Nxirrni leksion nga kjo!”, shkruan Berisha.

E për rastin e 11 vjeçares në një postim në Facebook ka shkruar edhe Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.

Ai ka thënë se nga momenti kur janë vënë në dijeni QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën.

Në Prishtinë sot protestohet kundër dhunës ndaj grave  
Lexo po ashtu Në Prishtinë sot protestohet kundër dhunës ndaj grave  
“]

“QPS gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast bazuar në legjislacionin në fuqi dhe standardeve e procedurave.

Rasti është shumë i ndjeshëm, kërkojmë me shumë mirësi që në çdo postim të ruhet identiteti i të miturës viktimë dhe identiteti i të miturve të përfshirë në rast”, shkruan ai.

“Ne e dënojmë këtë rast shumë të rëndë dhe njëherit sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë përkrahjen profesionale për të miturën bazuar në nevojat e identifikuara dhe në bazë të përgjegjësive ligjore e profesionale.

Edhe në këtë rast do të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror dhe organizatat e shoqërisë civile për trajtim dhe ofrim të shërbimeve sa më kualitative”, shkruan më tej Mujku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori