LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me coronavirus, Vushtrria dhe Prishtina me numrin më të madh të personave të infektuar

Rastet e reja me coronavirus, Vushtrria dhe Prishtina me numrin më të madh të personave të infektuar

Ka shkuar në 1 mijë e 916 numri i personave të infektuar me coronavirus në vendin tonë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 83 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe
me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste, transmeton Telegrafi.


Më së shumti persona të infektuar ka në komunën e Vushtrrisë, gjithsej 15 persona.

Në komunën e Prishtinës, 14 rast, në komunën e Gjilanit 12 raste, në komunën e Pejës 9 raste, në komunë e Mitrovicës 9 raste.

Në komunën e Dragashit 8 raste, në komunën e Mamushës 7 raste.

Në komunën e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Çdo hap që bëjmë përpara, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Të kujdesimi dhe ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatën më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori