LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Kërkesë nuk ka pasur, por për Prelluzhën kemi biseduar

Rashiq: Kërkesë nuk ka pasur, por për Prelluzhën kemi biseduar

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, është shprehur i habitur me deklarimet e fundit të kryeministrit, Isa Mustafa se nuk do të ketë komunë të Prelluzhës.

Rashiq i ka thënë RTV Dukagjinit se Lista Serbe nuk i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës kërkesën për formimin e kësaj komune, andaj nuk e kupton se si ka mundur të hidhet poshtë mundësia, pa analizë dhe  arsyetim.


“Duke e ditur se ekziston një numër i kërkesave, nëse nuk gaboj 19, për komuna të të reja, dhe asnjëra nuk është analizuar dhe nuk është hedhur, ndërsa kjo, që jozyrtarisht do të duhej të ishte e jona, është hedhur në parim nga kryeministri, madje në kohën kur as që ishte prezantuar”.

Rashiq tha se mundësia për formimin e kësaj komune është përmendur gjatë bisedave me  partnerët e koalicionit, me potencim se do të mund t’i kontribuonte afirmimit dhe stimulimit të komuniteteve joshqiptare.

“Për këtë është biseduar dhe është thënë se do të jetë njëra nga çështjet ku do të punohet dhe se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet mundësia për themelimin e komunës”.

Deputeti Rashiq ka thënë se do ta kenë kërkesën në formë zyrtare dhe kur kjo të ndodh, më e pakta që presin është që ajo të analizohet në kapacitetet teknike të parapara për komunat tjera, dhe më pas të ketë qëndrim për të.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori