LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Më inkurajon qëndrimi i Merkel-it për mosndryshim të kufijve (Video)

Rashiq: Më inkurajon qëndrimi i Merkel-it për mosndryshim të kufijve (Video)

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq ka theksuar se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë bërë manovrime diplomatike gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se Thaçi dhe Vuçiq kanë dhënë sinjale se mund të ndodhë korrigjimi i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.


“Nuk e kuptoj pse presidenti i Kosovës po diskuton për korrigjim të kufijve, kur nga kjo gjë Kosova del humbëse”, ka shtuar Rashiq.

Ai ka thënë se është shumë i bindur se nuk do të ketë ndryshim/korrigjim të kufijve, duke shtuar se ajo që më tepër ia forcon këtë besim është qëndrimi i Gjermanisë.

“Më inkurajon deklarata e kancelares Merkel, dhe deklaratat që vinë nga Franca dhe shtete tjera, që tregojnë se cilado formë e korrigjimit të kufirit është e papranueshme. Në veçanti Gjermania e ka kuptuar se nuk i nevojitet një zonë konflikti në Evropë, respektivisht një Siri e re”, ka shtuar Rashiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori