LAJMI I FUNDIT:

Rashidi: Mendimi i Komisionit të Venecias është subjektiv dhe jotransparent

Rashidi: Mendimi i Komisionit të Venecias është subjektiv dhe jotransparent

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp tha se mendimi i Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është subjektiv dhe jotransparent.

Ai deklaroi se mendimi i Komisionit është i bazuar kryesisht në dyshimet e shprehura gjatë zyrtarëve të intervistuar që sipas tij, lista e të cilëve nuk gjendet askund, qëndrimet e të cilëve lënë vend për dyshime se janë të motivuara politikisht.


“Pa pasur të dhëna empirike mendimi i Komisionit është irrelevant, pa harruar edhe faktin se mendimi nuk është obligativ por vetëm këshillues. Duke marrë parasysh se çështja e përdorimit të gjuhëve është çështje sovrane e vendeve anëtare të BE-së, gjë e cila konfirmohet edhe nga vetë Komisioni, si dhe duke pasur parasysh se Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritet nuk është e ratifikuar nga kuvendi i RMV-së konkludojmë se vlerësimi i ligjit nga këndvështrimi i mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare është i gabuar dhe i papranueshëm duke i dhënë theks të veçantë faktit se shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë”, tha Rashidi.

Ai shtoi se ASH vlerëson se elementi i vetëm i arsyeshëm i mendimit të Komisionit është nevoja për definimin e qartë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, në mënyrë që të zhduket pasiguria ligjore në lidhje me gjuhët e tjera zyrtare në nivelin lokal.

Rashidi në fund deklaroi se ASH nuk do të lejojë që asnjë arsyetim ta shtyjë zbatimin e ligjit, pasi sipas tij, për këtë ligj është folur më shumë se një dekadë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori