LAJMI I FUNDIT:

Raportohen shkeljet mjedisore në Lipjan, inspektorët komunalë po angazhohen për gjobitje të këtyre shkeljeve

Raportohen shkeljet mjedisore në Lipjan, inspektorët komunalë po angazhohen për gjobitje të këtyre shkeljeve

Ndotja e lumenjve është njëri prej problemeve më të theksuara në Kosovë.

Lumenjtë në Kosovës janë shndërruar në lumenj që bartin mbeturinat, ujërat fekale dhe acidet e kriminalet e fabrikave të ndryshme.

Ujërat në Kosovë tashmë fatkeqësisht nuk e gëzojnë fatin të thirren ujëra të pastër pasi që duke u nisur nga kanalizimet apo ujërat fekale e deri tek degradimi përmes nxjerrjes së inerteve të rërës, e bëjnë që lumenjtë të njihen si ujërat më të ndotur në regjion.

Mirëpo tashmë ka filluar vetëdijesimi i qytetarëve për efektet negative që vjen si pasojë e ndotjes së lumenjve.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Pas raportimit nga qytetarët, mbeturinat largohen nga Shtimja - rregullohet puseta në Ferizaj
Lexo po ashtu Pas raportimit nga qytetarët, mbeturinat largohen nga Shtimja - rregullohet puseta në Ferizaj

E qytetarët e Komunës së Lipjanit kanë filluar të raportojnë shkeljet mjedisore në platformën ndreqe.com në kategorinë “Ambienti”.

Njëkohësisht inspektorët komunalë po angazhohen për gjobitje të këtyre shkeljeve, në mënyrë që ta ruajmë mjedisin dhe të ndalojmë degradimin.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori