Raporti i Rrjetit për Veprim Klimatik: Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli
Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli dhe për ta ulur emetimin e gazrave serrë në atmosferë, sipas një raporti të Rrjetit për Veprim Klimatik (RRVK).
Raporti i koalicionit joqeveritar evropian, i cili i lufton ndryshimet klimatike, thekson se Kosova, Serbia dhe Bosnja nuk i kanë përmbushur synimet e caktuara në Planet Klimatike dhe Energjinë Kombëtare (PKEK), si dhe kanë bërë përpjekje të vogla për të krijuar strategji konkrete për ta hequr nga përdorimi thëngjillin.
“Varësia e vazhdueshme në thëngjill të vjetruar dhe joefikas e pengon tranzicionin e shumënevojshëm në burime të energjisë së ripërtëritshme në rajon. Kjo e minon fizibilitetin e zbatimit të politikave çmimore të karbonit, të cilat nuk adresohen siç duhet në PKEK”, thuhet në raport.
Në Kosovë, PKEK-u nuk ofron një strategji gjithëpërfshirëse për heqjen nga përdorimi të linjitit, një thëngjill i butë që Kosova ka shumë, ndërsa pritjet janë që termocentralet të mbeten në punë përtej vitit 2040, thuhet në raport.
“Kjo mungesë e strategjisë nënvizon një mungesë të madhe të përkushtimit të Kosovës për dekarbonizim”, sipas raportit.
Bosnja, vendi i vetëm i rajonit që eksporton rrymë, e prodhon 60 për qind të rrymës përmes termocentraleve me thëngjill dhe pjesën tjetër përmes hidrocentraleve.
Kosova dhe Serbia e prodhojnë 90 për qind dhe 70 për qind, përkatësisht, të rrymës përmes termocentraleve me thëngjill, ndërsa pjesën tjetër përmes hidrocentraleve dhe centraleve solare dhe të erës.
Raporti theksoi se, derisa Kosova dhe dy vendet e tjera të Ballkanit kishin theksuar në planet e tyre synime të përgjithshme për të kaluar në energji të gjelbër, duke u zotuar për ndaljen e investimeve në prodhimin e rrymës përmes thëngjillit, ato dështuan të ofronin të dhëna të hollësishme për shkallën e kapacitetit dhe strategjitë e futjes së energjisë së ripërtëritshme në rrjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak