LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Qendrës “Woodrow Wilson”: Deri më 2027 Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtri plotësisht operacionale

Raporti i Qendrës “Woodrow Wilson”: Deri më 2027 Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtri plotësisht operacionale
Foto: Arkiv

Qendra “Woodrow Wilson” në Washington ka publikuar sot një raport lidhur me konsolidimin e sovranitetit të Kosovës dhe çfarë duhet bërë.

Raporti jep rekomandime për vazhdimin e proceseve që janë në ngecje dhe rregullimin e politikave që pengojnë zhvillimin e Kosovës, përkatësisht njohjen e plotë të Kosovës nga shtetet e BE-së dhe anëtarësimin e saj në NATO.


“Fuqizoni bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s. Lehtësoni zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri plotësisht operacionale deri në vitin 2027 dhe nxitni bashkëpunim të mëtutjeshëm në stërvitje të përbashkëta ushtarake. Përcaktoni deri në vitin 2027 një rrugë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) duhet të qëndrojë në vend deri në atë kohë kur arsyet për prezencën e misionit nuk qëndrojnë më.

Nëse shfaqen kundërshtime të mëdha për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, dhe vendet e Evropiane të cilat e njohin Kosovën duhet të angazhohen, si alternativë, për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën”, thuhet në raportin e publikuar.

Qendra “Woodrow Wilson” del me raport: Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës - Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë tani
Lexo po ashtu Qendra “Woodrow Wilson” del me raport: Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës - Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë tani

Ndryshe, në këtë raport gjithashtu thuhet se Qeverisë së re nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti i nevojitet përkrahja e aleatëve ndërkombëtar të Kosovës, sidomos ShBA-ve dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ajo të jetësojë agjendën e saj të brendshme dhe që të konsolidojë sovranitetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori