LAJMI I FUNDIT:

Raporti i monitorimit, Berisha: ODIHR konfirmoi vjedhjen e zgjedhjeve

Raporti i monitorimit, Berisha: ODIHR konfirmoi vjedhjen e zgjedhjeve

Raporti i monitorit të ODIHR duket të ketë qenë shkaku që po priste opozita për të njoftuar stinën e protestave.

Jashtë oborrit të Parlamentit Sali Berisha dha vlerësimet e tij për gjetjet e ndërkombëtarëve dhe duke bërë thirrje për tubime të vazhdueshme.


“Cilido që lexon këtë raport gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale. Ndaj edhe thirrja për shqiptarët për 600 mijë idealist shqiptar, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportin krimi i shndërruar.”

Nëse raporti është argumenti për të nisur protesta, sërish është një pengesë që duket se e mban të stepur Berishën përpara njoftimit të një date konkrete.

Sipas liderit të Rithemelimit, raporti i ODIHR konfirmoi deformimin e vullnetit të zgjedhësve dhe se opozita nuk do ta njoh atë proces elektoral./A2 CNN