LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KB-së: Maqedonia e Veriut me rritje më të madhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor

Raporti i KB-së: Maqedonia e Veriut me rritje më të madhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor
Reklama

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje më të madhe në investime në Ballkanin Perëndimor, theksohet në “Raportin Botëror të Investimeve për 2019” në Konferencën e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNCTAD’s World Investment Report 2019). Në atë thuhet se hyrja e investimeve të huaja direkte në vend është rritur me 260 për qind, ose prej 205 milionë dollarë në 2017, investimet këtë vit janë rritur për tre herë dhe arrijnë në një rekord prej 737 milionë dollarë.

“Kjo renditje e suksesshëm sipas raportit global për investime për shkak të politikave të reja ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit, kur për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohore krihet atmosferë e favorshme dhe kushtet reale që vendi të pozicionohet si një destinacion i parashikueshme dhe i qëndrueshme të biznesit. Kryesisht kontribut të madh ka angazhimi i fuqishëm i Qeverisë për të intensifikuar integrimin në BE dhe NATO, ndërsa në këtë mënyrë pozicionin e vendit si një destinacion të qëndrueshëm të biznesit që ofron siguri ligjore dhe ekonomike për investitorët”, tha drejtori i Drejtorisë për Zhvillim të Zonave Teknologjike Industriale (ZHZTI), Aleksandar Mlladenovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përfundimi i proceseve të reformave si dhe realizimi i politikave të reja ekonomike të Qeverisë, shtoi ai, e pozicionon vendin si një nga destinacionet më tërheqëse të investimeve në Evropë.

Sipas Mlladenovskit, në periudhën e kaluar, interesi për investime në ZHZTI është rritur, si nga kompanitë vendase dhe kompanitë e huaja nga rajoni.

Raporti Botëror i Investimeve për vitin 2019 mbështet politikëbërësit duke ndjekur prirjet globale dhe rajonale të trendeve dhe dokumentimin e zhvillimit të politikave investuese kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas UNCTAD, zhvillimi i qëndrueshëm përfshirës varet nga një mjedis politik global që është i favorshëm për investimet ndërkufitare.

Ky Raport i Investimeve Botërore ofron pasqyrë të peizazhit global të zonave të veçanta ekonomike dhe ofron këshilla se si t’i përgjigjet sfidave themelore për zonat e përcaktuara nga imperativi për zhvillim të qëndrueshëm, revolucioni i ri industrial dhe ndryshimet në modelin e prodhimit ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Siguri
Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Kronika e Zezë
Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Siguri
Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajme
Fluturimet, Kosova e katërta në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve

Fluturimet, Kosova e katërta në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve

Lajme
Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë - ndalohet për 48 orë

Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë - ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori