LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Raporti i KE-së pozitiv për Kosovën, por jo lëvizje pa viza këtë vit (Video)

Kryeziu: Raporti i KE-së pozitiv për Kosovën, por jo lëvizje pa viza këtë vit (Video)

Komisioni Evropian ende nuk ka dalë me një raport vlerësues për heqjen e vizave për Kosovën, ndonëse ishte paralajmëruar të publikohej në qershor.

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka insistuar edhe sot se vendimi për liberalizimin do te merret para pushimeve të verës.


Hahn ka thënë se ai shkon në pushim më 25 korrik.

I pyetur nga gazetarët ai deklaroi se është gjithmonë optimist për një gjë të tillë.

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, tha për RTV Dukagjinin se brenda këtij muaji raporti do të dalë dhe, sipas tij, pritet të jetë pozitiv.

Kryeziu shprehet se çështja e vendimmarrjes do të ketë vonesa, prandaj do të jetë e vështirë që në vitin 2018 qytetarëve të vendit t’u mundësohet lëvizja e lirë.

“Pjesa e parë teknike do të jetë pozitive, mirëpo vendimmarrje politike do të prodhojë vonesa dhe atë për tre arsye kryesore: E para, institucionet tona dhe sistemi i drejtësisë nuk ka treguar përkushtim në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë; E dyta, kemi një skepticizëm tek vendet kryesore të BE-së, Francë Gjermani, Holandë etj., sa i përket migrimit ilegal drejt vendeve të BE-së dhe; e treta, është kërkuar që komisioni të bëjë një raport edhe për kriteret e tjera”, deklaroi Taulant Kryeziu.

Për anëtarin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Ismajl Kurteshi, liberalizmi i vizave do të ndodhë kur BE-ja ta sheh të nevojshme, por jo si rezultat i një fundi të aferave të korrupsionit.

“Nuk mendoj që ka me u plotësuar kërkesa për luftimin e korrupsionit. Ky është proces, dhe kurdo që të realizohet (liberalizimi) nuk ka me ndodhë në fund të aferave korruptive, por duhet të ndodhë një ditë kur Bashkimi Evropian e konsideron të nevojshme”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Ndërkaq për Institucionet e Kosovës, procedurat për heqjen e vizave pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori