LAJMI I FUNDIT:

Raporti i “Era”-s, rreth 63% e masave janë plotësuar në tërësi

Raporti i “Era”-s, rreth 63% e masave janë plotësuar në tërësi

Në Prishtinë të mërkurën është mbajtur tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (Era) dhe pritshmëritë për Era 2”.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike kanë publikuar raportin e monitorimit i cili përfshinë të arriturat e institucioneve gjatë tërë vitit 2018.


Marrë parasysh që “Era” përcakton 29 masa, të ndara në: Qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve dhe punësim dhe arsim, raporti nxjerr se nga 29 masat e përcaktuara, 62.96% janë plotësuar në tërësi. Sipas raportit, 19% janë plotësuar pjesërisht dhe 17% mbesin të paplotësuara.

Dhurata Hoxha, ministre për Integrime Evropiane, tha se dikasteri që ajo drejton gjithmonë është kujdesur qe procesi të ecë përpara.

“Niveli i zbatimit te ‘Era-s’ ka qenë i varur nga dinamikat që ka kaluar. Ministria. vazhdimisht është kujdesur qe procesi të ecë përpara. Ndërmarrja e reformave kërkon mund e angazhim institucional, këtu barrën e bartim të gjitha institucionet. Nevojitet angazhimi dhe një qasje pro aktive nga të gjithë. Një prioritet nuk konsiderohet plotësisht i zbatuar nëse nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Janë disa marrëveshje ndërkombëtare që nuk kemi mundur t’i finalizojmë për shkak të problemeve politike me shtetin fqinj”, deklaroi ministrja Hoxha.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se Raporti i progresit për Kosovën është në fazën e fundit të përgatitjes. Ajo tha se tani është momenti për fillimin e lansimit të “Era 2”. Sipas saj “Era 2” do të fokusohet në zbatimin e ligjeve ekzistuese.

“BE beson që përkundër vonesave, zbatimi i ‘Era 1’ ka dalë të jetë mjet mjaft frytdhënës. Për fat të keq nuk mund te themi që ‘Era 1’ ka arritur të plotësohet tërësisht dhe këtu kemi parasysh situatat politike, zgjedhjet qe janë mbajtur dhe kohen kur qeveria nuk ishte funksionale”, tha Apostolova.

Ajo tha se për momentin, investimet e huaja janë në nivelin me të ulët.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems theksoi rëndësinë e zbatimit të “Era-s”.

“Gjëja më e rëndësishme është zbatimi dhe jetësimi i këtij legjislacioni, tërë kjo do t’i ndihmojë Kosovës të arrijë pikën e horizontit, aty është Bashkimi Evropian. Nuk mund t’jua dorëzojmë gjërat ne një pjatë të argjendtë, prandaj në Kosovë duhet të punohet. Sa i përket ‘Era 2’ presim gatishmërinë e Kosovës, një zotim që të kryejë punë e të marrë përgjegjësinë”, tha ajo.

Ndërkohe organizatat e shoqërisë civile sugjerojnë që institucionet përgjegjëse për realizimin e reformave të kenë plane bashkëpunimi mes vete me afate dhe detyra të caktuara.

Sipas organizatave, gjatë hartimit të “Era 2”, të gjitha institucionet që do të angazhohen për implementimin e saj duhet të jenë realiste në detyrat që marrin përsipër. Ato konsiderojnë se ngecjet më të mëdha kanë të bëjnë me miratimin e legjislacionit në Kuvend, rreth marrëveshjeve regjionale për energjinë dhe transportin dhe në implementimin e kurrikulave të reja nëpër shkolla. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori