LAJMI I FUNDIT:

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar sot rreth mirëmbajtjes dimërore të auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në baza ditore.

Ministria njofton se:


-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë, N2 Prishtinë-Llugaxhi, N2 Prishtinë-Milloshevë, N25 QMI-Carralevë, N25.2 Veternik-Llabjan, R220 Shkabaj-Obiliq dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim.

Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është në gjendje normale dhe e lirë për qarkullim.

Rrugët po vazhdojnë të mirëmbahen edhe në rajonin e Prizrenit, ku po bëhet shpërndarja e kripës në drejtimin Suharekë-Carralevë, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, përveç mbikëqyrjes rutinore.

Kurse sa u përket autoudhëve, MI informon se kripë dhe rërë po shpërndahet në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të pengesave të cilat mund të hasen gjatë procesit të qarkullimit të automjeteve, shkaku i lagështisë së krijuar mbi shtresën qarkulluese.

Përndryshe, të gjitha autoudhët në Republikën e Kosovës janë krejtësisht të lira për qarkullim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori