LAJMI I FUNDIT:

Raporti për COVID-19, konfirmohen 159 raste të reja në Kosovë

Raporti për COVID-19, konfirmohen 159 raste të reja në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.


Zemaj ka shkruar se po ashtu gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori