LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA vërteton emetim të pseudolajmeve në televizionet e Maqedonisë

ASHMAA vërteton emetim të pseudolajmeve në televizionet e Maqedonisë

“Ekziston tendencë e përgjithshme mediatike që të jenë të hapura ndaj qëndrimeve të ndryshme në lidhje me ngjarjet aktuale shoqëroro-polivike, gjendje dhe tema” – tregon raporti i dytë dhjetëditor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), i cili është realizuar gjatë periudhës prej 17 deri 26 gusht.

Në monitorimin e ASHMAA është vërtetuar se në informacionet qendrore ditore në disa raste, ndërsa diku për çdo ditë, emetohen informacione që cilësohen si pseudongjarje ose pseudolajme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Këto pseudongjarje i krijojnë partitë, përmes kritikave të oponentëve politike ose premtimeve politike. Disa prej radiodifuzerëve mbajnë distancë, disa mundohen të sigurojnë balancë në qëndrimet e ndryshme, ndërsa tek dy televizione është vërejtur joprofesionalizimi duke përkrahur vetëm njërin opsion politike”, thuhet në raportin e ASHMAA.

Ndërsa në lidhje me temën “Zgjedhjet lokale 2017”, artikujt gazetareske kryesisht kanë të bëjnë me çështjet organizative brenda kompetencave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve./Telegrafi/