LAJMI I FUNDIT:

Raportet vjetore para deputetëve të Komisioneve kuvendore

Raportet vjetore para deputetëve të Komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për çështje  ekonomike dhe sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rend të ditës së seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, gjenden raportet për punë të Drejtorisë për mbrojtje të dhënave personale për vitin 2015, për punën e Komisionit për mbrojtje të qasjes së lirë në informata të karakterit publik për vitin 2015, për punën e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë për vitin 2015.


Në rend dite të Komisionit janë edhe Raporti për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2015 dhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2015.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të gjenden propozim-ligjet për themelimin e Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe „Damkjan Gruev” në Shkup, dhe ai për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, që të dy në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të diskutojnë për Raportin vjetor për punën e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës në vitin 2015./Telegrafi/