Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për gjeopolitikën, interesat e shqiptarëve në Ballkan, nevojën për një politikë të jashtme më serioze e të fortë, fuqizimin ekonomik e ushtarak.
Alizoti në këtë intervistë për Telegrafin ka folur edhe për qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, vizitën e tij e propozimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Deputeti i PD-së, Alizoti tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të rëndësishme dhe thelbi i gjithçkaje.
Siç tha ai, çdo gjë në politikën e Shqipërisë është personalizuar tek Edi Rama.
“Për efekt lajmi të gjitha mediat u përqendruan për takimin mes Ramës dhe Kurtit. Problemi i marrëdhënieve ndërkombëtare të shqiptarëve, pastaj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë thelbi. Në moment që këto marrëdhënie duke mos qenë institucionale, sepse marrëdhëniet e një kombi përbëhen nga ekspert, nga këshilltarë, nga grupe që e njohin shumë mirë politikën dhe pastaj përfaqësohen nga lideri i atij vendi. Në rastin e Shqipërisë, të gjitha këto institucione përfshihen dhe shfaqen vetëm tek Edi Rama dhe është personalizuar gjithçka, ‘apo e takon Rama-Kurtin, apo e pret Kurti-Ramën?’, mendoj që jemi në një gjë sipërfaqësore dhe jo thelbësore”, ka thënë Alizoti.
Tutje ai pyeti se për çfarë shkon kryeministri Rama në një tur në Ballkan, përderisa Shqipëria është shteti më i varfër në Ballkan e Evropë?
“Për çfarë e merr Rama turin në Ballkan? Shqipëria është një vend gati 3 milionë banorë. Është më i varfëri në Evropë. Shqipëria ka 500 mijë shqiptarë që janë emigrantë ekonomik…ky kryeministër i këtij vendi për çfarë e bën turin Ballkanik? Për çfarë e merr këtë tur? Për të thënë që Edi Rama është djalë me seksi në Ballkan? E ktheva në humor për të theksuar se kështu funksionon politika në këtë vend”, ka thënë Alizoti.
Ai duke folur për propozimin e Ramës për Asociacionin, tha se në 100 vjet shtet deri më sot askush nuk ka dal me një draft, e ky draft siç theksoi ai “më duket si nga një student i shkencave politike, i cili bën një punë ‘kërkim-shkencor’ dhe shkon e dorëzon tek Scholz”.
“Nuk i dorëzohet një kancelari një punim shkencor mbi marrëdhëniet gjeopolitike në Ballkan. Ky është diletantizëm politik që e bën vetëm Rama me çorapet e kuqe. Ju në Kosovë e shihni si kryeministër, ne në Shqipëri e shohim si karagjoz. Njeriu krijon vëmendje edhe kur të bën për të qeshur. Rama i bën njerëzit për të qeshur kur nuk ka argument. Nuk ka njeri që bën drafte dhe i çon ato në Francë e Gjermani për Ballkan”, potencoi Alizoti.
Po ashtu deputeti i PD-së tha se: “Kryeministri i Shqipërisë bën këtë gjë: lidhet me institucionet e Kosovës, lobon për Kosovën, sepse e ka interes biologjik, pra nuk është e sigurt Shqipëria nëse nuk është stabile Kosova. Ndonjëherë Kosova mund të marr vendime të shpejta pa koordinimin e ndërkombëtarëve, unë do isha që ata të ishin më të kujdesshëm sepse politika dhe gjeopolitika nuk është çështje morale e drejtësie, por është çështje kombi”.
Por, çfarë mendon Alizoti për politikanët shqiptarë?
“Nëse ne si shqiptarë jemi më të dobët në Ballkan, do na përdorin siç po na përdorin. Nëse ne do jemi jo më të fortët, por me seriozët atëherë ndërkombëtarët do të krijojnë një stabilitet në Ballkan mbi interesat e shqiptarëve. Kjo është normale në gjeopolitike, për të ruajtur interesat goditët më i dobëti, dhe më i dobëti do të lëshojë pe. Thonë që Serbia ka humbur në luftëra, jo Serbia është rritur në territore. Serbia ka bërë gjenocid në gjithë Ballkanin. Serbia është një shtet shumë i rrezikshëm.
Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur dhe do ta kenë aty. Shqiptarët duhet të unifikojnë dy elemente: pa u fuqizuar në politikë të jashtme dhe pa u fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht, shqiptarët do e pësojnë nga Serbia. Institucionet dhe elita politike e shqiptarëve është e tmerrshme. Nuk e ka qëllim të shpëtojë popullin por të pasurohet. Është një elitë piratësh. Fatkeqësia e kombit shqiptarë, është se kombi shqiptarë është pronë e disa familjeve”, tha ndër të tjera Alizoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme