LAJMI I FUNDIT:

Range Rover luksoz me gomat e dimrit nuk mund të ngjitet përpjetë në rrugën me borë

Range Rover luksoz me gomat e dimrit nuk mund të ngjitet përpjetë në rrugën me borë

Range Rover Sport, si çdo Land Rover, është mjaft i fuqishëm, por kjo video e tregon edhe një anë të dobët të kësaj veture.

Kjo është pikërisht ajo që sugjeron një video e publikuar së fundmi, në të cilën një Range Rover dhe shoferi i tij luftojnë për t’u ngjitur në një rrugë të mbuluar me borë. Pavarësisht fuqisë në të katërt rrotat, duke përfshirë edhe gomat dimërore Michelin, pak borë në rrugë rezultoi të ishte një pengesë e vështirë dhe e pakapërcyeshme. Pas disa përpjekjesh, shoferi thjesht duhej të kapitullonte dhe të pranonte se këtë herë Range Rover iu dha një detyrë shumë e vështirë.

E ndërsa disa qeshin duke komentuar sesi mund të kapërcehet një “pengesë” e tillë me një makinë personale, të tjerë janë plot justifikime. Disa dyshojnë se shoferi nuk ka arritur ta kapërcejë ngjitjen edhe pas një tentative të përsëritur, ndaj e fajësojnë për mungesën e përvojës.

Të tjerë do të deklarojnë se problemi është tek elektronika, pra sistemi i kontrollit të rrëshqitjes, i cili duhet të fiket fillimisht. Megjithatë, ndoshta shpjegimi më logjik shkon në drejtim të mungesës së fërkimit, që mund të jetë për shkak të gomave të konsumuara, por edhe faktit që sipërfaqja është e ngrirë nën dëborë. Në raste të tilla, një automjet i kalibrit Range Rover nuk mund të bëjë shumë. /Telegrafi/