LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj: Dauti kandidon në Prishtinë për fitore, jo vetëm sa për të qenë në garë

Ramush Haradinaj: Dauti kandidon në Prishtinë për fitore, jo vetëm sa për të qenë në garë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se Dautin e kandidoi për Prishtinën pasi sipas tij në kryeqytet janë grumbulluar shumë probleme.

“Disa prej këtyre problemeve kërkojnë qasje të guximshme dhe vendosmëri, por kishte edhe një dëshirë që me Dautin të iu dalim në ballë këtyre problemeve”, tha ai në “Debat Plus”.


Haradinaj thotë se të gjitha subjektet politike duhet të japin kuadrot më të mira për Prishtinën.

“Aleanca e dha kandidaturën më të mirë që ka për Prishtinën. Dauti ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë. Ai do të futet në garë për fitore jo vetëm sa për të qenë në garë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se kjo kandidaturë është respekt për kryeqytetin.

Haradinaj thotë se AAK ka pasur votë gjithmonë në Prishtinë.

“Qysh në fillim kemi pasur rreth 9 mijë vota në Prishtinë që nuk kanë qenë pak në atë kohë. Prishtina ka mbetur pak mbrapa. Ne sillemi te 10% e votave në Prishtinë prej vitesh, por kësaj here duam ta bëjmë dallimin me këtë kandidaturë”, shtoi më tej Haradinaj./Telegrafi/