LAJMI I FUNDIT:

Ramstore Mall shpalos fituesin e lojës “Blej, Gërvisht, Fito!”

Ramstore Mall shpalos fituesin e lojës “Blej, Gërvisht, Fito!”

Loja shpërblyese e Vitit të Ri “Blej, gërvisht, fito!” të qendrës tregtare Ramstor Mall zyrtarisht ka përfunduar.

E njëjta ka filluar më 24 nëntor dhe ka zgjatur deri më 15 janar. Vizitorët e qendrës tregtare Ramstor Mall për 53 ditë kishin mundësinë të fitojnë ndonjë prej 110 aparateve të kuzhinës dhe tabletave.

Shpërblimi kryesor i lojës shpërblyese “Blej, Gërvisht, Fito!” ishte modeli më i ri Citroen C3 Aircross. Mbi 30.000 kartela të pavlefshme për gërvishtje kanë hyrë në tërheqjen përfundimtare, e cila u mbajt më 16.01 2018. Fituesi i veturës unike është Monika Stefanovska.

Qendra tregtare Ramstor Mall vazhdon me traditën që çdo ditë t’i befasojë dhe rregullisht ta shpërblejë besnikërinë e vizitorëve dhe konsumatorëve të saj. Nga drejtoria e gjëndrës tregtare theksojnë se edhe këtë vit do të vijojnë fushata të shumta të marketingut të cilat me siguri do t’i kënaqin të gjithë ata që do të vizitojnë qendrën tregtarë në qendër.