LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj synon edhe një mandat, kritikon Qeverinë për mosfinancim të ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë

Ramosaj synon edhe një mandat, kritikon Qeverinë për mosfinancim të ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka konfirmuar kandidimin edhe për një mandat. Ramosaj foli edhe për ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë, duke shtuar se mungon financimi nga ana e Qeverisë.

“Për rrugën Deçan-Plavë ne kemi bërë një marrëveshje në tetor të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje pritet vetëm të zbatohet duke u bërë financimi i saj. Për momentin nuk e kemi të buxhetume këtë pjesë të rrugës që bëhet fjalë për 5 kilometra që është në zonën e Deçanit dhe është obligim i Qeverisë së Kosovës që ta financojë këtë rrugë përkundër përpjekjeve tona si komunë ende nuk kemi mundur të sigurojmë buxhet për këtë pjesë të rrugës”, tha ai.

Ai ka thënë se projektet e komunës së Deçanit janë të shumta, e që kanë të bëjnë me Infrastrukturë, Arsim, Shëndetësi e Kulturë.

“Projektet e komunës së Deçanit janë të shumta. Një pjesë e këtyre projekteve janë natyrë të infrastrukturës, një pjesë janë të sektorit të arsimit, të shëndetësisë, kulturës dhe një pjesë e projekteve kanë tepër të rëndësishme sepse e standardizojnë jetën e qytetarit. Pastaj janë trajtimi i lumenjve, përroskave që të mos krijojnë vërshime në toka bujqësore”, u shpreh Ramosaj për EkonomiaOnline.

Ramosaj tha se do të kandidojë për kryetar të komunës së Deçanit duke shpresuar se do ta fitojë prapë besimin e qytetarëve.

“Tashmë është marrë vendim nga strukturat e partisë që unë do të jem kandidat për kryetar të komunës së Deçanit. Mbetet të shihet mirëpo unë jam munduar t’i trajtojë mirë njerëzit në këtë qytet dhe kam realizuar projekte të rëndësishme për këtë qytet dhe qytetarët dhe po besoj që kam ndërgjegjen e pastër për të kërkuar mbështetjen e tyre edhe një herë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori