LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi nuk merr pjesë në seancën për demarkacionin

Ramiz Kelmendi nuk merr pjesë në seancën për demarkacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën për demarkacionin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por siç tha ai edhe më herët ia ka bërë me dije shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit se nuk do ta votoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kelmendi tha se ia ka bërë me dije shefit të Grupit Parlamentar se nuk i ka 27 vota të LDK-së pro marrëveshjes për Demarkacionin.


Hoti: LDK është unike për demarkacionin
Lexo po ashtu Hoti: LDK është unike për demarkacionin

“Jo nuk do të marr pjesë në seancë për shkak të gjendjes time shëndetësore. E kam tretmanin tim shëndetësor që fillon në orën 17:00 dhe përfundon orën 22:00. Nuk kam qenë në mbledhje dhe nuk jam konsultuar sepse kam qenë në tretman shëndetësor në Turqi. Normalisht ai ka mendu që unë e ndaj mendimin e njëjtë, por ia kam bërë me dije dhe më herët që unë nuk e votoj marrëveshjen e demarkacionit…. i kam thënë mos i përmend 27 vota sepse nuk i ke”, tha ai.

Kelmendi përmendi edhe disa kërcënime që i janë bërë. “Kërcënimi është bërë në kohën kur unë kam qenë deputet i pavarur dhe kur kam pas të drejtë vote. Është kërkuar nga familjarët e mi të ndikojnë tek unë që mos ta votojë këtë marrëveshje në mënyrë që familjarët  e mi të mos kenë konsekuenca. Unë me votën time që ndikoj në lirinë e qytetarëve e izoloj familjen time, prandaj unë s’mund ta votoj një gjë të tillë”, tha Kelmendi.

Ndryshe, shefit i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se qëndrimi në LDK rreth Marrëveshjes së Demarkacionit ka kohë që është marrë dhe aty prezent ka qenë edhe deputeti Ramiz Kelmendi.

Hoti pati thënë se LDK-ja është unike rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori