LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi liston prioritetet qytetare dhe zotimet e tij ekonomike për 14 Shkurtin

Ramiz Kelmendi liston prioritetet qytetare dhe zotimet e tij ekonomike për 14 Shkurtin

Kandidati për Deputet nga radhët e PDK-së (134), me numër 16, biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi, në cilën e garuesit për zgjedhjet e 14 shkurtit ka listuar prioritetet qytetare dhe zotimet e tij dhe të PDK-së në planin ekonomik për këto zgjedhje të parakohshme.

Ramiz Kelmendi ka renditur  çështje për të cilat çdo qytetar i Kosovës ka pritje ti realizohen në një afat sa më të shkurtër.


Postimi i plotë:

“Bashkëbisedim me Qytetarët për të Ardhmen e tyre

Për të ndërmarrë këtë bashkëbisedim jam bazuar në Kërkesat që qytetarët kanë shprehur gjatë rrugëtimit tim Ekonomik dhe Zgjedhor ndër vite.

* Çdo qytetar ka pritje që të jetë i punësuar apo afarist (me rritje ekonomike 8% deri në 10% do gjejnë vende pune deri në vitin 2040, 85% të qytetarëve të tanishëm).

* Çdo qytetar ka pritje që paga e tijë të arrijë një minimale 1.000.00 euro apo edhe më shumë (nëse pagën tani e keni 350.00 euro atëherë me rritje ekonomike 8% deri 10% një rritje të tillë do e arrini në vitin 2040).

* Çdo qytetar ka pritje të ketë hapësirë për banim (Banesë, shtëpi, vilë)

* Çdo qytetar ka pritje të ketë makinë/automjet.

* Çdo qytetarë ka pritje për Telefon modern dhe pushime të mira.

Këto janë çështje që çdo qytetare ka pritje ti realizohen në një afat sa më të shkurtër kohor dhe për ti realizuar këto nevojitet që Institucionet të kryejnë obligimet e veta Ligjore dhe Legjislative. Por, edhe për këto pritje duhet edhe vet angazhim personal për idenë dhe qasjen në mekanizma financiarë që e mundësojnë realizimin e tyre.

Të gjithë ata që premtojnë këtë, nevojiten financime dhe burime të financimeve stabile dhe të lehta, të përshtatura me kërkesat që parashtrohen nga Qytetari dhe vlerat Financiare që mundësojnë realizimin e plotë të idesë, e jo të sanksionohet investimi me financim e të kemi pritje që të ketë sukses projekti.

Të gjithë ata që thonë -tu pa tu bë- (do thotë janë të verbër në krijimtari ,e kopjues të … ).

Të gjithë ata që thonë që do ju punësojmë (ndërsa vet dhe familjarët e tyre janë të punësuar në institucione, mos pritë nga ta).

Të gjithë ata që thonë se do ju zhvillojmë (Familja dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar nga njohuritë që posedon) apo janë të dërguarit e Zotit për bamirësi, presin të përfitojnë nga korrupsioni.

Të gjithë ata që thonë se do luftojmë Hajnat (Duhet thënë se do nxisim institucionet që ndjekin këtë fenomen dhe mos të punojnë që të bëhen objekt ndjekjeje edhe vet. Ndershmëria vlerësohet kur je në kontakt me paratë).

Këto janë pritjet që qytetaret presin, biznesmenët presin … VOTA ËSHTË E JUAJA.”-shkruan kandidati me numër 16, në listën e PDK-së (134), Ramiz Kelmendi.

Ramiz Kelmendi ka qenë Deputet në disa legjislatura dhe ish-zv/kryeministër. Tani sfidohet për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori