Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është kthyer në Kosovë përgjatë këtyre ditëve.

Pas një kohe të gjatë izolimi për shkak të coronavirusit, ai është kthyer në shtëpinë e tij në Istog për t’i parë familjarët.


I njëjti tregon se erdhi me gjysmë shpirti, pasi i duhet të respektojë akoma masat ndaj COVID-19, përfshirë këtu edhe distancimin social që duhet të mbajë karshi të gjithëve.

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në Instagram, Lahaj shfaqet përkrah së ëmës duke respektuar rregullat e mbajtur kujdes gjatë tërë kohës.

“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë me një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time”.

“Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan vetën dhe më të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai krahas postimit.

Këtë periudhë pandemie globale, Rama e ka kaluar kryesisht në Gjermani përkundër se ka pezulluar shumë prej aktiviteteve të tij si pasojë e virusit. /Telegrafi/