LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj publikon këngën “Kthehu Rini”

Ramë Lahaj publikon këngën “Kthehu Rini”
Ramë Lahaj (Foto: Instagram/ramelahaj)

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, së fundmi ka lansuar këngën e tij më të re.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku edhe ka ndarë një mesazh mjaft të fuqishëm kushtuar rinisë që po largohen nga vendi i tyre.


“Kthehu Rini” titullohet projekti i radhës, me kompozitor Naim Krasniqin dhe ri-orkestrim nga Florent Boshnjaku.

View this post on Instagram

Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t'u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë. Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar. Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik! Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak. Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje. Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël! Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon. I juaji përgjithmonë Rame S. Lahaj Versionin e plote mund ta gjeni ne YouTube ose ne linkun lart ne Bio.

A post shared by 𝐑𝐚𝐦𝐞 (@ramelahaj) on Jun 19, 2020 at 1:48am PDT

“Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e nënës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë”.

“Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar.

“Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu bërë thirrje që t’i bashkojmë forcat, dhe të mos merremi me politikanë që janë bërë milionerë, e që janë një popull në skamje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori