LAJMI I FUNDIT:

Ramandani thotë se ka dilema në botë për dozën e tretë të vaksinës: Ne duhet t’i marrim vaksinat që kemi

Ramandani thotë se ka dilema në botë për dozën e tretë të vaksinës: Ne duhet t’i marrim vaksinat që kemi

Infektologu Hamdi Ramadani ka folur edhe mundësinë e vaksinimit të disa personave me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Ramadani në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë duhet të arrihet së pari imunizimi me dy vaksina.


“Kjo dozë e tretë e vaksinës që po quhet si dozë përforcuese në disa vende. Por është e rëndësishme të shihet imuniteti i fituar post vaksional me teste stereologjike për të parë nivelin e antitrupave”.

Ai thotë se në shumë vende të botës ka dilema në lidhje me vaksinën e tretë përforcuese.

“Në SHBA doza e tretë rekomandohet për disa persona që kanë imunitet të dobësuar apo personat e grupmoshave mi 65-vjeç. Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore nuk e mbështesin për momentin dozën e tretë si dozë e domosdoshme. Mund të jetë e preferueshme”, shtoi Ramadani, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se për momentin në Kosovë nuk ka debat në lidhje me nevojën apo jo të dozës së tretë.

“Unë mendoj se vendi ynë të bëjë shumë që qytetarët të marrin komplet këto doza të vaksinave që i kemi në mënyrë që të arrihet të shihet se sa po i mbron vaksina qytetarët e vendit tonë”, tha ndër të tjera Hamdi Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori