LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Serbia frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë

Ramadani: Serbia frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, e ka quajtur forcim të institucioneve të vendit, Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Ai thotëse Serbia nuk ka ndryshuar, por se tash frikësohet të bëjë luftë në Kosovë.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo strategji e bën Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.


“Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës”, thotë ai.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Strategjia e Sigurisë së Kosovës është strategji modernizimi dhe forcimi të institucioneve, duke bërë Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë. 
Pra, një Strategji modernizimi. 
Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës. 
Pak javë pasi ne miratuam Strategjinë tonë të modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Millosheviqiane. Sërish, e konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar fare, vetëm që tash frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë.

Pra, dallimi mes nesh është konceptual, i thellë dhe dallim mes të mirës e të keqes.
Ne duam të modernizojmë veten dhe rajonin.
Ata duan ta kthejnë të kaluarën Millosheviqiane”, ka shkruar Ramadani.

Në Qeverinë e Serbisë, të enjtën iu dha drita jeshile dy dokumenteve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat do të jenë bazë për miratimin e të gjitha rregulloreve dhe akteve të tjera nënligjore në dekadën e ardhshme.

Qeveria serbe miraton Strategjinë e Sigurisë Kombëtare: Objektiv, ruajtja e Kosovës brenda kufijve të Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria serbe miraton Strategjinë e Sigurisë Kombëtare: Objektiv, ruajtja e Kosovës brenda kufijve të Serbisë
“Dispozita për neutralitetin e shpallur ushtarak është ndryshimi më domethënës në strategjitë e miratuara, të cilat, sikur edhe të mëparshmet, mbrojnë qëndrimin se ‘shkëputja e kundërligjshme e Kosovës’ është rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë, si dhe për vendet e rajonit. Neutraliteti u shpall në vitin 2007, por u hoq nga dokumentet e miratuara dy vjet më vonë”, shkruan gazeta serbe, duke u thirrur në strategji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori