LAJMI I FUNDIT:

​Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”, thotë se kanë trashëguar një problem kompleks

​Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”, thotë se kanë trashëguar një problem kompleks

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar punimet që po bëhen në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Rama ka thënë se është trashëguar problem kompleks në këtë rrugë, e për çka thotë se duhet trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.


“Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme. Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje”, ka shkruar Rama.

Rama ka theksuar se kanë vendosur të marrin masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë dimrit.

Postimi i plotë:

Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.

Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje, kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit.

Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë. /Telegrafi/