LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon në Kuvend çfarë i tha Klinton: Kosova të mos humbasë shansin si Palestina

Rama tregon në Kuvend çfarë i tha Klinton: Kosova të mos humbasë shansin si Palestina

Teksa konflikti Izrael-Palestinë ka hyrë në ditën e gjashtë të dhunës dhe ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë pritet të miratohet rezoluta për Kosovën pas ngjarjeve në Banjskë, kryeministri Edi Rama tregoi bisedën e tij me ish-presidentin amerikan Bill Klinton për Kosovën.

Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë tha se Klinton i kërkoj atij që të liderët e Kosovës të mos humbasin planin e paqes, sikurse e humbi Palestina 28 vjet më parë kur të dy palët ishin gati për ta nënshkruar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.


KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi
Lexo po ashtu KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi

“Kur Klinton erdhi në Tiranë më tha; thuaju miqve të mi të mos e humbasin shansin e madh plani franko-gjerman. Tregoju si e humbi Jaser Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinën e zyrën ovalem dokumentin e marrëveshjes më të mirë për zgjidhjen përfundimtare të atij konflikti, pak javë para se të dilja nga shtëpia e bardhë , izraelitët thanë po edhe palestinezët thanë po. Të nesërmen Jarafat më merr në telefon dhe më thotë që ju keni bërë atë që është më e mira në botë, por unë nuk e firmos dot i thashë a e kupton dot se çfarë po bën dhe shansi që kjo mundësi të vijë prapë është zero përgjigjja e tij e di, por nuk e firmos dot. Kanë kaluar 23 vjet nga ai moment historik dhe Palestina është më larg se kurrë nga kjo marrëveshje”, tha Rama.

“Kosova shtoi kryeçlirimtari jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë, por të punojë njësh me ta për të bërë paqe dhe të finalizosh paqen kërkon më shumë kurajo sesa të nisësh luftën, se si shkuan punët e Palestinës edhe nga mungesa e kurajës së saj për të finalizuar paqen”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori