LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi

KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR-i.

Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës.


Rama tha se ndonëse e cilësojnë si tradhtar sa herë që thotë diçka e bind se ka të drejtë, sepse Kosovën sipas tij e përdorin politikisht.

“Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin,” tha Rama.

Qëndrimi për Kosovën, Rama: Shqipëria me rol aktiv për ruajtjen e paqes, bëhet për interesat e kombit
Lexo po ashtu Qëndrimi për Kosovën, Rama: Shqipëria me rol aktiv për ruajtjen e paqes, bëhet për interesat e kombit

“E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur”, shtoi Rama.

Rama theksoi më tej se sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese në të cilën ka hyrë ajo.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal edhe tek lapsusi i Financial Times, për të cilën tha se u keq shfrytëzua qëllimisht nga persona të caktuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Për cilën arsye në botë më tregoni se ajo që kam kuptuar nga gjithë kjo histori është se nuk jam aq i mençur sa të gjithë këta që e shikojnë ndryshe këtë histori, por ju lutem ma tregoni edhe mua. Pse duhen harxhuar kaq shumë energji, kohë dhe kredite ndërkombëtare të Kosovës në një rrugë kaq zhgënjyese si për rezultatet reale të dialogut ashtu edhe për vetë aleatët e Kosovës ndërkohë që problemi i vërtetë është që sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet prek kësaj rruge. Problemi nuk është lëndimi imagjinar i sovranitetit nga rritja e konsiderueshme e KFOR dhe vënia nën kontrollon real të atij territori, ku çdo ditë mund të lindë një telash i ri anti-shtet për republikën e Kosovës”, tha Rama.

Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme
Lexo po ashtu Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme

“Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë mundësi të parashikosh se çfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, no man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keq shfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dogmatikë, nga kalenxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit. Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetshëm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës”, tha Rama.

Rama: Kosova rrezikon të humbasë shansin historik të planit franko-gjerman
Lexo po ashtu Rama: Kosova rrezikon të humbasë shansin historik të planit franko-gjerman

“E vërteta më e hidhur është që kjo tollovi germash shqip në lumenjtë e marrëzive të thëna dhe të shkruara nga të dyja anët, gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar tek ai i efektivit të policisë, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale dhe shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura për të diskretituar Thaçin, Veselin, Haradinajn, Isa Mustafën…nuk më bën dëm mua. Kjo është e vërteta më e hidhur. Na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies së Kosovës. I bën dëm procesit të shtet njohjes përfundimtare të Kosovës”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori