LAJMI I FUNDIT:

Rama thirrje të rinjve të kthehen: Përse rrini jashtë shtetit, në turizëm ka vende të lira pune

Rama thirrje të rinjve të kthehen: Përse rrini jashtë shtetit, në turizëm ka vende të lira pune

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që jetojnë jashtë ose shkojnë për të punuar jashtë në sektorin e turizmit, që të integrohen në punë në vendin tonë.

Rama tha se ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.


“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë”, tha Rama.

Rama parashikon 30 milionë turistë deri në vitin 2030, por sa turistë të mirëfilltë hyjnë në Shqipëri
Lexo po ashtu Rama parashikon 30 milionë turistë deri në vitin 2030, por sa turistë të mirëfilltë hyjnë në Shqipëri

“Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kosova i takon Këshillit të Evropës

“Kosova i takon Këshillit të Evropës" – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

Lajme
Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Jehona Hulaj
“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua...”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua...”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Lajme
Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Lajme
Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier: Mendova se më ofendoi

Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier: Mendova se më ofendoi

Lajme
Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Lajme
Kalo në kategori