LAJMI I FUNDIT:

Rama parashikon 30 milionë turistë deri në vitin 2030, por sa turistë të mirëfilltë hyjnë në Shqipëri

Rama parashikon 30 milionë turistë deri në vitin 2030, por sa turistë të mirëfilltë hyjnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kërkesa për Shqipërinë në vitin 2030 mund të arrijë deri në 30 milionë turistë, ndaj ai bëri thirrje për më shumë përpjekje që oferta t’i përgjigjet kërkesës.

Në një takim me përfaqësues të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të industrisë së turizmit mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, Kryeministri Rama u ndal te projeksionet mbi rritjen e numrit të turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë.


Rama iu referua shifrave në rritje të numrit të turistëve të huaj ndërsa u shpreh se “nuk është absolutisht marrëzi të mendosh, duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë përpara vitit 2030”.

“Kujtoj një takim me operatorët turistikë në Durrës ku ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milionë, dhe unë u thashë pas 5 vitesh mos u çudisni që do të shkojmë 10 milionë. Shumëkush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpeshherë hidhen në ajër nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara në analiza faktike, në të dhëna konkrete dhe projeksione trendesh që kanë pa diskutim një bazë shkencore”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në vitin 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë turistë.

“Nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në vitin 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit, dhe vitin e ardhshëm, për të pasur më shumë siguri për një projeksion 5-vjeçar. Unë them se nuk është absolutisht marrëzi të mendosh, duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030-ën kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë”, tha Rama.

Rama tha se kur flasim për këto projeksione dhe rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën.

“Çfarë ne ofrojmë sot dhe çfarë duhet të bëjmë ne sot dhe vit pas viti që oferta jonë t’i përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Duhet kuptuar se sa e rëndësishme është ajo që bëjmë ne të gjithë, në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të gjitha shkallët e institucioneve, por edhe ndërveprimi me sektorin privat”, tha Rama.

Shifrat e turistëve në Shqipëri 

Për informacion të pubikut sqarojmë se shifrave për turistë të huaj të cilat i referohet kryeministri janë të gjitha regjistrimimet e hyrjeve të shtetasve me një pasaportë të huaj (këtu përfshihen edhe qytetarët nga Kosova dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë të cilët regjistrohen në shumë raste disa herë në hyrje të kufirit dhe hyjnë në Shqipëri për arsye të ndryshme).

Kështu që sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, pritshmëria e turizmit për vitin 2023 u tejkaluan duke thyer një rekord shifrash për vizitorët e huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë.

Sipas të dhënave, 10.1 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipërinë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke e bërë që parashikimet të jenë surprizuese. Megjithatë, kjo shifër është e përgjithshme, duke përfshirë edhe qytetarë të huaj që kalojnë transit ose vijnë për arsye të tjera në Shqipëri, përveç turizmit.

Për të bërë një krahasim duke u bazuar në shifrat e INSTAT, 616 mijë të huaj e vizituan Shqipërinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që vetëm 109 mijë vizitorë të huaj janë regjistruar për të paktën një natë në një hotel ose strukturë tjetër akomoduese në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë po të marrim shifrat e të njëjtit muaj për hyrjet e përgjithshme të shtetasve të huaj, vetëm 580,311 deklarojnë se vizitojnë Shqipërinë për pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Duke analizuar shifrat e publikuara nga INSTAT dalim në përfundimin që në Shqipëri nuk ekziston një statistikë e dedikuar për të përcaktuar numrat e turistëve të mirëfilltë që hyjnë në territorin e vendit, duke e bërë të vështirë raportimin e saktë mbi hyrjet dhe shpenzimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania, Franca dhe Italia i përgjigjen Kurtit: Pa Asociacion, nuk ka pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Gjermania, Franca dhe Italia i përgjigjen Kurtit: Pa Asociacion, nuk ka pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Ambasadorja amerikane në NATO: Duhet të adresohet çështja e katër vendeve të Aleancës që nuk e njohin Kosovën

Ambasadorja amerikane në NATO: Duhet të adresohet çështja e katër vendeve të Aleancës që nuk e njohin Kosovën

Siguri
Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Jehona Hulaj
Escobar thotë se Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të lidhura njëra me tjetrën

Escobar thotë se Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të lidhura njëra me tjetrën

Lajme
Letra e përbashkët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, reagon Abdixhiku: Dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar, e dëm historik

Letra e përbashkët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, reagon Abdixhiku: Dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar, e dëm historik

Lajme
Kalo në kategori