LAJMI I FUNDIT:

Rama: Termokos ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje e janë kyçur 40 mijë qytetarë, jemi gati për tetor

Rama: Termokos ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje e janë kyçur 40 mijë qytetarë, jemi gati për tetor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Termokosi ka zgjeruar dhe rehabilituar rrjetin e tetë lagjeve të kryeqytetit.

Sipas Ramës, gjatë muajve të fundit janë kyçur 40 mijë qytetarë në rreth 9 mijë njësi të reja banimi.


“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40,000 qytetarë në 8,900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa”, ka njoftuar Rama.

​Osmani: Viti më sfidues për Termokos-in, por gjithçka gati për ngrohjen në Prishtinë
Lexo po ashtu ​Osmani: Viti më sfidues për Termokos-in, por gjithçka gati për ngrohjen në Prishtinë

Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të fillojë në muajin tetor.

“Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në tetor. Kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/